Dyshimet se vrasja e biznesmenit Pashko Ujka mund të ketë ndodhur për shkak të konflikteve me punën e tij si ndërtues, për grupin hetimor i ka përforcuar edhe më shumë bashkëshortja e tij. E marrë në pyetje nga grupi hetimor, Natalina Ujka ka treguar personat me të cilët bashkëshorti i saj ka pasur konflikte për shkak të shitjes së apartamenteve. Një prej tyre, referuar dëshmisë ishte edhe konflikti me Aleksandër Kelmendin, babai i 20-vjeçarit të arrestuar.