Ish-nënkryetari i UÇK-së Nasim Haradinaj ka thënë gjatë dëshmisë së tij në seancën gjyqësore në Dhomat e Specializuara në Hagë se ka vrarë ushtarë e oficerë serbë në betejen e Koshares sa herë që ka pasur mundësi sepse nuk ka pasur zgjidhje tjetër. Haradinaj tha se nuk ka pasur punë me civilët, por duke qënë në frontin e luftës ka vrarë ushtarë e oficerë serbe sepse s’ka pasur mundësi zgjedhjeje.