Prishja e pazareve të drogës mes grupeve kriminale janë motivi i vetëm i shumë vrasjeve që kanë ndodhur në Elbasan në kohë të ndryshme. Rrëfimet e Euglen Halilit, që tashmë ka marrë statusin e të penduarit të drejtësisë janë prova më e fortë që çoi prapa hekurave, Erjon Alibej. Ky i fundit dyshohet si urdhërues i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, ngjarje të ndodhura në harkun kohor të dhjetë ditëve të muajit korrik të këtij viti.