Fatos Gosa, Petrit dhe Agron Qoli, tre personat të cilët ranë në prangat e policisë, në kuadër të operaionit të koduar Plumbi I Artë, I janë drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë për masë më të butë sigurie. Kërkesa e tyre do të shqyrtohet nga nga anëtari i kësaj gjykate Sokol Binaj. Operacioni policor Plumbi i artë, coi 4 persona në pranga, ndërsa në total u lëshuan 32 urdhër arreste, kjo pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.