Është zbardhur dëshmia e autorit të vrasjes që tronditi Shkodrën të dielën e 5 janarit, ku mbeti i vrarë 33-vjeçari Ramazan Mataj. Bëhet me dije se Arjon Hasaj ka pranuar autorësinë e krimit, duke deklaruar se prej 6 vitesh viktima kishte lidhje me motrën e tij. Sakaq ai ka dhënë dhe versionin e tij të dinamikës së ngjarjes.