Qeveria italiane ka njoftuar se mësuesit duhet të kenë dëshmi të vaksinimit kundër koronavirusit, para se të hyjnë në klasë. Ndërkohë, Pasaporta e Gjelbër e vaksinimit është bërë e detyrueshme edhe për udhëtarët në trena, aeroplanë, si dhe nëpër dyqane. Kjo Pasaportë, qoftë digjitale, apo e printuar, tregon nëse një person ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, ka test negativ të koronavirusit apo është shëruar së fundmi nga infektimi.