Prokuroria Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasen me iniciale K.K. për veprën penale ‘Mashtrimi’ e kryer më shumë se një herë dhe ‘Fshehja e të ardhurave’. Ishin qytetarë të ndryshëm që kishin kallëzuar se shtetasja duke u prezantuar si avokate kishte arritur të përfitonte shuma monetare nëpërmjet mashtrimit për disa vite, duke u premtuar zgjidhjen e çështjeve të ndryshme ligjore, administrative dhe gjyqësore, përfshirë legalizime pronash, procedura pensioni, çështje pronësie, përfaqësim në procese gjyqësore civile etj.