Deputetja e Shkodrës Greta Bardeli është përlotur, teksa ndodhej në krah të ish-kryeministrit Berisha në familjen Rushaj, e cila humbi dy pjesëtarë të familjes, për shkak të motit të keq. Ajo nuk i ka mbajtur lotët dhe sikurse shihet edhe në këto pamje, e ka pasur të pamundur të jetë e qetë në një situatë tragjike, si ajo e humbjes së babë e bir për shkak se makina me të cilën ata udhëtonin u rrëmbye nga ujërat.