Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në episodin e katërt të podkastit të saj ka ftuar një profesionist të lirë. Ajo ka ftuar profesionistët që të angazhohen dhe bashkëpunojnë me politikën duke sjellë si shembull suksesi në këtë bashkëpunim rrëzimin në Gjykatën Kushtetuese të ligjit për taksimin e profesioneve të lira.