Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jetmire Vrenezi u dënua nga gjykata e Prizrenit me tre vite burgim për shpërdorim detyre. Edhe pse aktualisht është zgjedhur deputete e Kuvendit të Kosovës, Vrenezi u dënua për shkelje të rënda gjatë kohës që punonte në komunën e Prizrenit. Ajo doli përpara gjykatës, e cila e dënoi edhe me 2.000 euro gjobë, nën akuzat se shembi në mënyrë të paligjshme një pjesë të një qendre të njohur tregtare në Prizren. Në vitin 2019, në cilësinë e inspektores së ndërtimit, deputeja urdhëroi shkatërrimin e disa prej ambienteve të kësaj qendre, edhe pse e dinte se kjo ishte e paligjshme. Nën sloganin “Krejt dhe Drejt”, Jetmire Vrenezi ishte përzgjedhur për të hyrë në garën për deputete, në listën e LVV-së.