Deputetja britanike Alicia Kearns ka vlerësuar ish-presidenten të Kosovës, Vjosa Osmani, duke thënë selargimi i saj vjen në një moment të papërshtatshëm për Ballkanin Perëndimor, duke e cilësuar atë si një udhëheqëse me aftësi dhe përkushtim të veçantë Në një reagim në rrjetet sociale me rastin e përfundimit të mandatit pesëvjeçar të Osmanit, Kearns theksoi se se ajo i ka dhënë vendit një zë të respektuar në arenën ndërkombëtare dhe ka forcuar pozicionin e tij diplomatik. Deputetja britanike u shpreh se Osmani ka mbrojtur me vendosmëri kauzën e Kosovës dhe ka punuar për ndërtimin e urave bashkëpunuese, duke e vlerësuar si një figurë që ka vepruar me integritet dhe afërsi ndaj qytetarëve. Pas përfundimit të mandatit presidencial, Vjosa Osmani pritet t’i rikthehet jetës politike në vend, ndërsa gjatë kësaj periudhe ajo është vlerësuar nga disa palë për rolin e saj institucional, pavarësisht se nuk u kandidua për një mandat të dytë.