Një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje denoncoi në Policinë e Kosovës se persona të panjohur kanë hyrë në banesën e tij në Prishtinë dhe kanë marrë prej aty një sasi prej 50 mijë eurosh. Deputeti Mirsad Shkreta deklaron se kur ka parë që paratë i mungonin në vendin ku i ruante ka njoftuar menjëherë policinë e cila ka nisur menjëherë hetimet.