Masat e qeverisë për të përballuar krizën ekonomike, u konsideruan të pamjaftueshme nga deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula. I ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, Sula bëri një krahasim mes qeverisë shqiptare dhe homologëve të Ballkanit Perëndimor. Sipas demokratit, asistenca e dhënë ndaj shtresave të prekura nga kriza ekonomike në Shqipëri është shumë larg vendeve të rajonit.