“Në rast se presidenti serb Aleksandar Vuçiç e fiton betejën me qytetarët, do e çojë Serbinë në drejtim të diktaturës”, është shprehur kështu deputeti shqiptar në Beograd, Shaip Kamberi për revoltën shumëpopullore. Sipas tij, revolta vjen nga mosgatishmëria e Vuçiç për të biseduar me grupet e pakënaqura.