Aksidenti me pasojë vdekjen e 2 shtetasve italianë nga një I mitur që po drejtonte një automjet në Sarandë, ka sjellë reagimin e deputetit Italian, Francesco Emilio Borrelli . Teksa sjell në vëmendje reagimin e kryeministres Georgia Meloni për rastin e disa turistëve italianë që ia mbathin pa paguar faturën në një restorant, ai i kërkon kryeministres të kërkojë drejtësi nga qeveria shqiptare për dy jetët e humbura.