Autoritetet ukrainase morën nën akuzën e korrupsionit një deputet të partisë së Presidenti Volodimir Zelenski. Byroja kombëtare kundër korrupsionit nuk bëri me dije emrin, por tha se deputeti i marrë nën akuzë ka shpenzuar gati 250 mijë euro, që nuk i justifikon dot me burimin e të ardhurave zyrtare që ka deklaruar.