Deputeti I Partisë Socialiste Petro Koçi, nuk I ka kursyer kritikat ndaj politikës, përfshirë edhe qeverinë lokale e qendrore, për përfshirje të krimit në politikë. Gjatë ceremonisë përkujtimore në nder të 79-vjetorit të vajjzave fierake partizane në luftën Nacional-Çlirimtare, u shpreh se kriminaliteti vijon të mbijjetojë për shkak të përfitimeve që merr nga financat publike.