Paralelisht me mbledhjen e provave dhe dosjes së hetuar dhe gjykuar njëherë, prokuroria e posaçme po vijon edhe me marrjen e dëshmive në kuadër të hetimeve për 21 Janarin. Këtë të enjte në SPAK u thirr deputeti socialist, Xhemal Qefalia. Ai është marrë në pyetje për rreth 30 minuta në cilësinë e personit në dijeni.