Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati është paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK, ku është thirrur për të dhënë shpjegime në lidhje me incidentin e ndodhur gjatë fushatës elektorale të 11 majit në Bilisht. Në një prononcim të shkurtër për mediat pas daljes nga SPAK, Nallbati deklaroi se ishte thirrur “si person që ka dijeni për ngjarjen”.