Forcat politike kanë ndezur motorët për të kërkuar votën e emigrantëve. Pas udhëzimit të kryedemokratit Sali Berisha, deputetët e kësaj force politike po zhvillojnë takime të ndryshme neë diasporë. Së fundmi Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, zhvilloi një takim në Belgjikë, ku kërkoi regjistrim masiv të emigrantëve për në zgjedhjet e 11 majit, si një mundësi rrotacioni.