Seanca plenare në Kuvend e kësaj të hëne, ka pasur përplasje fizike mes deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës. Shkak i konfrontimit mes dy palëve ka qenë një debat mes deputetit të PD Bledion Nallbati i cili ka tentuar të godasë me grusht deputetin socialist, Vullnet Sina.