Ligjvënësit rusë kanë dorëzuar një projektligj në Dumën Shtetërore, që do të rishkruajë një kapitull të historisë duke anuluar vendimin sovjetik të vitit 1954 për transferimin e Krimesë nga Rusia në Ukrainë. Masa, duket se synon krijimin e një baze ligjore për Rusinë për të argumentuar se Krimea, gadishulli i Detit të Zi të cilin ajo pretendon se e ka aneksuar nga Ukraina në vitin 2014, nuk ka qenë kurrë në të vërtetë pjesë e Ukrainës.