Moskoordinimi mes Gardës dhe Policisë së Shtetit ka përshkallëzuar më tej tensionet përpara Kuvendit të Shqipërisë. Ka qenë Garda e cila ka lejuar efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të ndërhynin, ndërsa deputetët e PD kërkuan largimin e tyre nga hyrja e Kuvendit, duke e cilësuar të jashtëligjshme praninë e tyre brenda perimetrit të Kuvendit. Nga ana tjetër vetë Shefi i Gardës iu ka tërhequr vëmendjen gardistëve për lejimin e forcave të FNSH brenda perimetrit të sigurisë.