Shtatë deputetë të Partisë Demokratike i kërkuan sekretarit të përgjithshëm, Gazmend Bardhit të ndalojë procesin zgjedhor për kryetarin e ri, në mënyrë që të parandalohet thellimi i përçarjes të mëtejshme të partisë. 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar janë kundër zgjedhjeve të 29 Korrikut. Deputeti Bledion Nallbati u shpreh se i kanë dorëzuar një relacion Gazmend Bardhit, ku kërkohet që të zbatojë statutin.