Që prej ditës kur është ngritur Komisioni Hetimor për inceneratorët, deputetët e Partisë Demokratike kanë hedhur tentuan të artikulojnë akuza dhe madje të mos pranojnë asnjë investim të kryer. Por, faktet janë kokëforta. Sipas axhendës parlamentare, anëtarët e këtij komisioni shkuan mesditën e kësaj të marte në Fier për të vërtetuar nëse inceneratori i Fierit ekzistonte apo jo dhe duket se deputetët e Partisë Demokratike u bindën. Ata u bënë dëshmitarë të investimit gjigand të impiantit të Fierit që do t’i shërbejë qytetit me mbledhjen e mbetjeve. Por, ndonëse refuzuan të shkonin tek landfilli për të parë vendgrumbullimin e mbetjeve, pranuan gjithçka që atje ishte e vërtetë.