Si për të simbolizuar se në këtë sesion të ri parlamentar, opozita do të jetë më e bashkuar se kurrë, deputetët e Partisë Demokratike kanë hyrë në bllok në seancën hapëse të sesionit. Në krye të grupit ishte katërshja Flamur Noka, Gazment Bardhi, Ina Zhupa dhe Xhelal Mziu.