Studentët e mjekësisë paralajmërojnë se do të ndërmarrin të gjitha hapat ligjorë për të kundërshtuar vendimin që i detyron të punojnë pesë vite në Shqipëri para se të pajisen me diplomë, përfshi këtu edhe dërgimin e çështjes në Kushtetuese. Të ftuar në Komisionin e Shëndetësisë, si grup interesi, studentët parashtruan arsyet pse e kundërshtojnë këtë ligj.