Pas shumë debatesh dhe përplasjesh edhe në distancë, Komisioni për Edukimin dhe mjetet e informimit Publik, gjeti gjuhën e përbashkët dhe vendosi të ftojë për dëgjesë akademikun Artan Fuga, lidhur me shqetësimet dhe pretendimet e tij për ligjin për Akademinë e Shkencave. Përfaqësuesit e opozitës dhe maxhorancës kërkuan që ftesa të mos jetë vetëm për Fugën por për të gjithë anëtarët e asamblesë së Akadamisë.