Në muajin shtator, 65 për qind e grupit parlamentar të Partisë Socialiste do përbëhet nga deputetë që kanë fituar mandatin e tyre të parë në Kuvendin e Shqipërisë. Pra nga 83 ligjvënës të majtë në legjislaturën e ardhshme, 54 prej tyre fitojnë për herë të parë mundësinë e përfaqësimit në parlament. 39 prej tyre nuk kanë mbajtur asnjëherë pozita të tilla si ministër, zëvendësministër apo kryetar bashkie.