Një 47-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi mbante në shtëpinë e tij naftë të kontrabanduar, me qëllim shitjen e saj. Janë 2000 litra naftë që u zbuluan në depozitën e shtëpisë së 47-vjeçarit, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Si rezultat i operacionit “Diesel 3”, u arrestua në flagrancë shtetasi Alfred Hoxha, 47 vjeç, banues në Kashar, pasi në ambientet e jashtme të banesës së tij u konstatua një depozitë metalike, e mbushur me 2000 litra naftë, të dyshuara të kontrabanduara.