Ndonëse dukej e pamundur, është e vërtetë: depozitat e Gjermanisë janë pothuajse plot. Kjo sasi mund të mbulojë nevojat për dy muajt e ftohtë të dimrit. Megjithatë drejtuesit e sektorit vazhdojnë përpjekjet. Brenda 24 orëve niveli i mbushjes së depozitave të gazit në Gjermani u rrit me 0,17 pikë në volumin 95,14 përqind, sikurse u komunikua të enjten (13.10) në mbrëmje, sipas të dhënave të Menaxhuesit Europian të Infrastrtukturës së Gazit. Një udhëzim federal përcakton, që më 1 nëntor depozitat duhet të jenë të paktën 95 përqind të mbushura. Kjo vlerë tashmë është arritur.