Draft raporti vjetor i Parlamentit Europian për progresin e Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian është më kritiku i viteve të fundit. PE adreson si shqetësim korrupsionin, që në draft raportin e hartuar nga eurodeputeti Andreas Schieder konsiderohet një shqetësim serioz, që duhet adresuar me rezultate konkrete.