Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Nuk dihet ende arsyeja e paraqitjes së tij në SPAK, por pritet që Balla të përfundojë takimin e më pas të japë një prononcim të shkurtër për mediat lidhur me këtë çështje.