Ndërkombëtarët kanë dënuar me nota të ashpra sulmin në veri të Kosovës, ku mbeti i vdekur një efektiv dhë një tjetër i plagosur nga grupe të armatosura dhe të maskuara. Ministria e Jashtme e Kroacisë ka dërguar ngushëllimet më të përzemërta familjes së policit të vrarë në krye të detyrës, duke theksuar se autorët duhet të sillen urgjentisht para drejtësisë.