Fredi Beleri u dënua me dy vite burg nga ana e Gjykatës së Posaçme, që e gjeti atë fajtor për akuzën e korrupsionit zgjedhor. Fajtor u gjet edhe Pandeli Kokaveshi, që u dënua me një vit e gjysmë burg, por që për arsye shëndetësore iu konvertua në 3 vite shërbim prove. Gjykata u mblodh të martën për aktin final të procesit gjyqësor ndaj Fredi Belerit. Seanca nisi rreth orës 13:00 me argumentet e palës mbrojtëse, që e konsideroi procesin ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, krejtësisht politik. Në seancë foli edhe vetë Beleri. Ai akuzoi prokurorët e çështjes për presion ndaj trupës gjykuese.