Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vite shërbim prove ish gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka, e akuzuar për korrupsion. Gjithashtu, gjykata vendosi për të edhe “Heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike”, për një periudhë 3-vjeçare. Ndërsa, për avokatin Ilir Pashaj që dyshohet se do i jepte një shumë prej 4 milionë lekësh gjyqtares, gjykata vendosi dënimin me 2 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkuartuar, shkon në 1.4 vite burg.