Jepet vendimi për iranianin Bijan Poolandrag të arrestuar për terrorizëm. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuara e ka dënuar me 15 vite burg iranianin. Por në këtë rast, do të hyjë në fuqi gjykimi i shkurtuar, duke bërë që dënimi përfundimtar të jetë 10 vite burg. Nga gjashtë akuza që rëndonin ndaj tij, u arritën të faktoheshin vetëm dy, ajo për “Kryerjen e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur” dhe për pjesëmarrje në “Organizatë Terroriste’’. Për secilën prej akuzave, gjykata ka dhënë dënimet respective. Iraniani u shpall fajtor për për veprën penale “Organizata Terroriste”, dhe dha dënimin e tij me 10 vjet burgim.