Gentian Malindi është dënuar me 8.8 vite burg. Ai ështe arrestuar disa kohë më parë me akuzën e ngritur nga SPAK se është prositës i 137 kg kokainë të kapura në vitin 2019 në Portin e Durrësit. Malindi kërkoi gjykim të shkurtuar, gjë e cila u pranua nga Gjykata e Posaccme. Procesi ndaj tij kishte nisur në mungesë me gjykim të shkurtuar ndërsa ishte pezulluar prej një viti për shkak se nuk u arrestua dot nga autoritetet. Pas arrestimit, ndaj tij u riçel hetimi po me gjykim të shkurtuar. Ai ra në pranga të enjten e 27 tetorit në afërsi të Vorës, ndërsa ndaj Malindit ka nisur edhe një procedim tjetër që po zhvillohet në Gjykatën Penale të Tiranës. Në momentin e arrestimit atij iu gjetën dokumente identifikimi të falsifikuara.