Top News – Dënohet 1 vit e 6 muaj burg/ Ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit Tuci hapi rrugë pa leje
07/10/2023 11:48
Gjykata e Posaçme dënoi me 1 vit 6 muaj burg ish-kreun e bashkisë së Fushë-Arrëzit Fran Tuci. Ai akuzohet për “shpërdorim detyre” pasi gjatë kohës që drejtonte bashkinë ai lejoi të shkatërrohej një zonë pyjore, me qëllim hapjen e një rruge.