Shtatë palestinezë nga Rripi i Gazës janë dënuar me vdekje me varje për "bashkëpunim" me Izraelin, njoftoi ministria e brendshme e enklavës së kontrolluar nga grupi islamik Hamas. Gjykata ushtarake dha edhe dënime me burgim të përjetshëm me punë të rëndë për shtatë persona të tjerë. Ky dënim është i barabartë me 25 vjet burg në Gaza. Sipas ligjit palestinez, dënimet me vdekje duhet të miratohen nga presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas. Por që kur Hamasi mori kontrollin e Gazës në vitin 2007 pas një lufte gati civile, lëvizja ka qeverisur pa bashkëpunuar me Autoritetin Palestinez, i cili është i vendosur në Bregun Perëndimor të pushtuar.