Një gjykatë ushtarake ruse dha të mërkurën dënime me burgim të gjatë për 12 anëtarë të regjimentit Azov të Ukrainës, i cili udhëhoqi mbrojtjen e qytetit të Mariupolit në muajt e parë të luftës dhe është cilësuar si "organizatë terroriste" nga Moska. Të pandehurit, të akuzuar për "veprimtari terroriste" u dënuan me nga 13 deri në 23 vjet burg, njoftoi media shtetërore ruse.