Irani ka ashpërsuar ndjeshëm ligjin ndaj spiunazhit dhe atë që e cilëson si bashkëpunim me shtete armiqësore, duke parashikuar dënim me vdekje dhe konfiskim të plotë të pasurive për të akuzuarit. Masat vijnë në kulmin e luftës me SHBA dhe Izraelin, në një klimë të tensionuar sigurie. Autoritetet kanë zgjeruar edhe llojin e veprimeve që konsiderohen spiunazh, duke përfshirë si të tillë publikimin e fotove apo videove që mund të ndihmojnë armikun. Njëkohësisht, përhapja e informacionit që konsiderohet se krijon panik apo dezinformim mund të ndëshkohet me burg dhe me dënime të ashpra në kohë lufte.