Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka përjashtuar nga radhët e saj punonjësen Regina Omeri dhe shefin e Sektorit në Drejtorinë e Përgjithshme të AMP, Kushtrim Selimi. Vendimi për përjashtimin e tyre u mor pasi këto dy shtetas në bashkëpunim me një gazetar kishin hapur një portal lajmesh online, në të cilin publikonin lajme të rreme, duke denigruar figurat e zyrtarvë të lartë.