Një 27-vjeçar është dëmtuar me xham gjatë kryerjes së punimeve në banesën e tij në Pogradec. Sipas informacioneve nga spitali i Pogradecit i riu po bëhet gati për tu transportuar me helikopter drejt Tiranës pasi është carë tek pjesa e kraharorit. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes. I dëmtuari Renato Sehit mësohet se është punonjës policie pranë komisariatit të Pogradecit, me detyrën e inspektorit të lagjes. Nga policia thuhet se u nis drejt Tiranës për mjekim më të specializuar, ndërsa nuk ka shfaqur rrezik për jetën deri më tani.