Sfidat e javëve të fundit në kualifikueset e Euro 2024 janë shoqëruar me një sërë dëmtimesh të futbollistëve. I fundit në listë ishte mesfushori i Barcelonës dhe përfaqësueses spanjolle Gavi, i cili pësoi një dëmtim të rëndë në ligamentet e gjurit të djathtë në sfidën mes Spanjës dhe Gjeorgjisë me 19 vjecarin që do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale duke humbur në këtë mënyrë pjesën e mbetur të sezonit.