Flakët masive të zjarrit shkaktuan dëme të konsiderueshme për fermerët gjatë sezonit të verës, sidomos tek ata të cilëve u ngodhën bagëtitë. Në komisionin e ekonomisë, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe adresoi çështjen e kompensimit të familjeve që u prekën nga zjarret. “A është parashikuar në aktin normativ të dhjetorit kompensimi i familjeve që u prekën nga ngordhja e bagëtive prej zjarreve në verë? Se ministri i Bujqësisë na ka thënë në nëntor që do të përfshihet në akt normative.”