Top News – Demokratët në festë/ Trump nuk pranon humbjen
08/11/2020 12:26

Turma mbështetësish dolën në rrugë në qytetet më të mëdha në shtetet e bashkuara të amerikës, duke festuar disfatën e Trump ndërsa vende perëndimore si Gjermania, që kanë patur marrëdhënie të trazuara me republikanin, nxituan të uronin Biden. Por Donald Trump, që bëhet i pari president që qëndron vetëm një mandat në detyrë, pas George Bushit të Vjetër, në fillim të viteve 1990, ka refuzuar të pranojë humbjen dhe vazhdon të pretendojë se ai ishte viktimë manipulimesh. Biden ka nxituar të shfaqet si fitues – tha Trump në një deklaratë ndërsa arriti në fushat e Golfit që ai zotëron në Virxhinia, në të parën dalje jashtë shtëpisë së bardhë që nga dita e zgjedhjeve. Nuk ka prova për të mbështetur pretendimet e Donald Trump për manipulime masive. Votimi i të martës kaloi pa ndonjë incident serioz të raportuar e madje edhe pa probleme teknike, pavarësisht hijes së një pandemie të dalë jashtë kontrollit dhe tensioneve politike vullkanike. Me numërimin e votave që thuajse ka përfunduar në të gjithë vendin, Biden ka krijuar tashmë një udhëheqje të pangatërrueshme. Shifrat nga pensilvania e vendosën atë në krye duke i dhënë fund katër ditëve të tensionuara pritjeje dhe duke lejuar analistët e të dhënave në rrjetet televizive të shpallin rezultatet, sic bëjnë cdo palë zgjedhje. Në filadelfia, Los Angeles, Uashington dhe qytete të tjera me shumicë demokrate, njerëzit dolën në mënyrë spontane nëpër rrugë për të festuar. Një turmë e entuziazmuar prej disa mijëra njerëzish u mblodh në sheshin Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi, pranë shtëpisë së bardhë, duke pritur keq madje donald trump ndërsa autokolona e tij kaloi aty pranë. Skena të ngjashme kishte edhe në Nju Jork, vendlindjen e Trump. Por në arizona, ku gara ishte më e ngushtë, një grup mbështetësish të Trump u mblodhën në Feniks për të protestuar kundër atyre që i quajtën zgjedhje të vjedhura.

Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55