Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur Konferencën për Pjesëmarrjen e Grave në Proceset Politike dhe Fitoren e Zgjedhjeve organizuar në Tiranë nga Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë në bashkëpunim me Fondacionit Jarl Hjalmarson. Gjatë fjalës së tij, kreu i demokratëve, Sali Berisha u shpreh se Shqipëria ka një fatkeqësi të madhe, pasi ka kryeministrin më mizogen të Europës.