Krahas aksionit në parlament dhe kaosit, demokratët paralajmërojnë vijim të betejës edhe në institucione të tjera. Një rast i tillë është Gjykata Kushtetuese, ku Gazment Bardhi paralajmëroi se demokratët do të dërgojnë 2 ligjet e maxhorancës socialiste, atë për portin e Durrësit si dhe ligjin për tatimin e profesioneve të lira.