Në Gramsh ka përfunduar vlerësimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarri i nisur më 11 gusht të këtij viti dhe që për disa ditë me radhë shkrumboi disa fshatra. Një faturë prej rreth 31 milionë lekë të reja i është dërguar Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për të nisur më pas me ndërhyrjet.